Humbje, vjedhje ose shkatërrimi të Lejes së Qarkullimit

You are here

Kliko këtu për të vijuar me denoncimin në e-Albania

Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrimi të Lejes së Qarkullimit, ju duhet të bëni denoncimin në organet e policisë, të cilat do t’ju lëshojnë vërtetim për këtë denoncim. 

Denoncimi kryhet online në linkun më poshtë në portalin e-aAlbania (Për informacion të mëtejshëm mbi vërtetimin e denoncimit, mund të kontaktoni me Policinë). 

  • Paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin, bashkë me këto dokumente:
    • Dokument identifikimi. Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe mjeti i identifikimit;
    • Vërtetimin e Denoncimit të Policisë;
    • Certifikatën e Pronësisë (nëse nuk jeni pajisur me lejen e re të qarkullimit).

Më pas zotëruesi i mjetit mund të aplikojë:

  • Për një leje të re qarkullimi (tarifa: 2,500 Lekë

ose

  • Për t’u pajisur me leje qarkullimi të përkohshme (tarifa: 1,000 lekë), e cila merret menjëherë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë. Nëse leja e qarkullimit nuk gjendet/kthehet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë, ju duhet të bëni rinovimin e lejes së qarkullimit (tarifa: 2,500 Lekë), duke dorëzuar në Drejtorinë Rajonale Lejen e Përkohshme të Qarkullimit. Pra, në rastin e dytë tarifa totale e shërbimit është 3,500 lekë.

Dëmtimi i Lejes së Qarkullimit:

Leja e qarkullimit konsiderohet e dëmtuar kur është prishur pjesërisht, por të gjitha elementet përbërëse të saj janë të identifikueshme. 

Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale bashkë me mjetin e identifikimit, duke dorëzuar lejen e dëmtuar të qarkullimit.

Tarifa për zëvendësimin e lejes së qarkullimit: 2,500 lekë.