Kërkesë për Shprehje Interesi - Dhënie të Ambienteve me Qira

Data e lajmit: 18 Mar 2021

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - DHËNIE TË AMBIENTEVE ME QIRA

DRSHTRR Tiranë

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë (DRSHTRR Tiranë), pas rikonstruksionit dhe përmirësimit të ambienteve të DRSHTRR Tiranë, ofrimin e një ambienti, vendi të posaçëm ngrënie për punonjësit e Drejtorisë për shkak të numrit të punonjësve, largësisë së vendit të punës nga vendbanimi, orarit të dhënies së shërbimit 08:00-19:00 (ditën e hënë) dhe 08:00-16:00 (deri në qytetarin e fundit) nga e marta në të premte dhe në veçanti respektimin e rregullave të higjenës për shkak të situatës së jashtëzakonshme COVID -19, fton subjektet të cilët ushtrojnë veprimtarinë e ofrimit të shërbimit Katering, nën vullnetin e tyre të lirë, të dorëzojnë kërkesat e tyre, shprehje interesi për marrje me qira të ketij ambienti për 12 (dymbëdhjetë) muaj, vendi të posaçëm 33.08 m2 i pajisur me tavolinë ngrenie dhe karrige brenda Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 Theksojmë se qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit Katering për punonjësit e Drejtorisë;
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno–sanitare gjatë ofrimit të shërbimit si dhe konsumimit të tij;
  • Ofrimin e shërbimit dhe të ushqimit me cilësi;
  • Mirëmbajtjen e ambientit dhe mobiljeve.

Personat/subjektet janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:

  • Kërkesë për marrje me qira;
  • Ekstrakt i regjistrit tregtar/Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv (Në rast kur personi/subjekti është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”;
  • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që personi/subjekti ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Vërtetim nga Gjykata/Prokuroria, që personi/subjekti nuk ka proces gjyqësor lidhur me aktivitetin që ushtron apo ndjekje penale;
  • Leje mjedisi e tipit C, Kodi III.1.A (1) lëshuar nga QKL;
  • Licencë, Kodi II.1.A (1) lëshuar nga QKL;
  • Akt miratimi higjeno-sanitar lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor;
  • Certifikatë EN ISO 22000:2005 (sistem menaxhimi), certifikata e mësipërme duhet të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë;
  • Ofertën për çmimin që ofron (mujor/vjetor);
  • Deklaratë për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara;
  • Subjekti/personi i interesuar rezervon të drejtën të shohë në vend ambientin i cili jepet me qira;
  • Niveli/plani i investimit;
  • Niveli/plani i punësimit.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues!

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë me adresë: Autostrada Tiranë-Durrës km 7.

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit është deri me datë 29.03.2021.

Për çdo informacion mund të na kontaktoni në adresën e-mail: tirane@dpshtrr.gov.al.


Publikuar sot më datë 18.03.2021.