Dita Ndërkombëtare e Pastrimit!

Data e lajmit: 18 Sep 2021

   

Dhurata më e bukur për të ardhmen është një mjedis i pastër!
Të bëhemi të gjithë bashkë për të pastruar mjedisin ku jetojmë duke zbatuar disa rregulla të thjeshta:
-Mos hidhni asnjëherë mbetje nga dritarja e makinës
-Ndajini mbetjet në qese të ndryshme duke i hedhur në koshat përkatës 
-Përdorni produkte të riciklueshme
-Zgjidhni mjetet green! 
A e dini se DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë të mjeteve elektrike & plug-in?
Për gjithçka rreth mjeteve elektrike, politikave të gjelbra dhe sociale për një mjedis më të pastër, këshillave #GoGreen, eventeve dhe programeve të vullnetarizmit e shumë informacione të tjera ju presim në: www.dpshtrr.al/green-dpshtrr!
‬E ardhmja gjithnjë e më GREEN!