"Autoshkolla Online" | Një hap i ri drejt digjitalizimit të shërbimeve të autoshkollave

Data e lajmit: 28 Jul 2026

"Autoshkolla Online" | Një hap i ri drejt digjitalizimit të shërbimeve të autoshkollave

"Autoshkolla Online" është platforma e re që do të modernizojë proceset administrative, do të rrisë transparencën dhe do të lehtësojë bashkëpunimin mes DPSHTRR dhe autoshkollave.

Gjatë takimit prezantues me përfaqësues të shoqatave kryesore të autoshkollave në vend u prezantuan funksionalitetet e ndryshme të platformës, ndërsa sugjerimet dhe komentet e tyre do të shërbejnë si bazë për zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të saj.

Testimi, përmirësimet, trajnimet dhe implementimi i plotë janë hapat e radhës drejt një platforme moderne dhe efikase.