Stafi i DRSHTRR Gjirokastër i dhuroi qytetit të Gjirokastrës 150 fidanë!

Data e lajmit: 17 Dec 2021

   

Në prag të festave të fundvitit, stafi i DRSHTRR Gjirokastër i dhuroi qytetit të Gjirokastrës, 150 fidanë peme të mbjella në Parkun e Viroit!
Kësaj nisme iu bashkua dhe Kryetari i Bashkisë, Z. Flamur Golemi.
Falenderojmë kolegët tanë për kontributin e vyer për një të ardhme të gjelbër të qytetit!