Rikualifikimi Tërësor në Qendrën e Kontrollit Teknik në Tirana 2 (NSHRAK)

You are here

Po vijonë punimet për rikualifikimin e plotë pranë Qendrës së Kontrollit Teknik nëTirana 2 (NSHRAK). 

Synimi kryesor është përmirësimi i kushteve të punës për personelin dhe qytetarët për rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e shërbimit të kolaudimit të mjeteve rrugore, tarifa më të ulta dhe shërbim cilësor dhe në kohë.

Ky investim po zhvillohet nga fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nga vetëfinancimi, si rezultat i mirëadministrimit të kësaj drejtorie dhe si pjesë e programit për transformimin rrënjësor të shërbimeve të transportit rrugor.