Të reja nga flota Retro!

Data e lajmit: 29 Dec 2021

   

Këtij viti po i vjen fundi ndaj edhe bëhen gati objektivat për vitin e ardhshëm! Dikush ka vendosur të importojë një mjet, dikush tjetër të restaurojë dhe të sjellë në formë optimale mjetin që ka patur prej shumë kohësh në garazh apo tjetërkush të blejë mjetin historik të ëndrrave!
Të tjerë i miksuan pasionet me objektivat e këtij viti dhe me plotësimin e të gjitha kushteve, mjetet e tyre morën statusin Retro!
Këto janë të rejat e javës së shkuar në koleksionin e mjeteve historike shqiptare:
Gaz M24 Volga, viti 1974
Golf II Rallye, viti 1989
Opel Kadett 1.2 C, viti 1978
Buick Riviera Special, viti 1957
RETRO në TO-DO listën dhe manifestimet e vitit që po vjen!
Apliko në retro.al dhe bëhu pjesë e komunitetit më të bukur në vend e përtej!!!