Forumi Dita e Karrierës në Automotive Fair Albania

Data e lajmit: 13 Jun 2022

Sfidat e reja në tregun automotiv, kualifikimi dhe aftësimi i të rinjve në përputhje me nevojat e reja të tregut, mundësitë e punësimit në sektorin publik dhe privat, janë disa nga çështjet që do të trajtohen në forumin e “Ditës së Karrierës”. 

Forumi do të jetë pjesë e Automotive Fair Albania, më datë 19 Qershor në orën 12:00.

Për të lexuar programin e plotë të forumeve në Automotive Fair Albania: www.automotivefairalbania.al