Pozicion vakant me kontratë me afat të caktuar si specialist, në Zyrën e Shërbimeve Pukë, në DRSHTRR Shkodër

You are here

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për një pozicion vakant, me kontratë me afat të caktuar, si specialist (specialist i arkëtimeve+specialist për regjistrim mjeti dhe lejedrejtimi), në Zyrën e Shërbimeve Pukë, në DRSHTRR Shkodër.

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: 

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptarë;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Do të merret parasysh çdo lloj kualifikimi e specializimi që lidhet me pozicionin e punës.

 

Kritere të veçanta:

  1. Të kenë kryer arsimin e mesëm ose të kenë diplomë universitare;
  2. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
  4. Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë deri më datë 25.09.2021, dokumentacionin si më poshtë: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktualë mbi performancën e aplikantit dhe komunikimin etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

 

Shënim:

  • Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të procedurës për plotësimin e pozicionit vakant, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.

Konkurimi:

Do të zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak
  2. Intervista e strukturuar me gojë

Fusha e njohurive, aftësitë edhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë duhet të jenë konform pozicionit të punës.  

 

Afati i Aplikimit: 
25/09/2021

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”