11. Nëse një koleksionues zotëron disa mjete të cilat kanë fituar statusin “Retro” si veprohet për pajisjen me targë?

You are here

Për të gjithë koleksionistët që disponojnë të paktën tre mjete në Regjistrin RETRO, mund të zgjedhin të pajisen me një targë të vetme e cila do të jetë e vlefshme për të gjithë mjetet, pjesë e këtij koleksioni. Ju mund të qarkulloni vetëm me një mjet njëherësh. Në rast se koleksionuesi dëshiron të pajisë çdo mjet me një targë, ose të lëvizë me më shumë se një mjet njëkohësisht, mund të aplikojë lirisht për targa Retro.