3. Cilat mjete mund të importohen nën këtë status?

You are here

Vendimi Nr. 633, datë 26.10.2018, lejon importin e mjeteve te percaktuara si Automjete te hershme dhe ato me interes historik dhe koleksionimi, siç janë:

  • automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970,
  • automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë,
  • automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

Mjete të cilat importohen për efekt Retro, është e rëndësishme që të verifikohen dhe të pajisen me një autorizim të lëshuar nga DPSHTRR, i cili i përcillet komisionit shqyrtues dhe në mënyrë që ky i fundit të vleresojë mjetin ose jo të këtij koleksioni. Kjo procedurë shmang importin e mjeteve për të cilat DPSHTRR mund të refuzojë regjistrimin në regjistrin Retro për shkak të kushteve që bien ndesh me procedurat dhe kriteret e përcaktuara.