8. Nëse mjeti që kam në zotërim merr statusin “mjet Retro” sa herë në muaj mund të qarkulloj me këtë mjet?

You are here

Mjeti rrugor i hershëm, mbështetur në Kodin Rrugor dhe në praktikën e vendeve perëndimore, nxirret jashtë regjistrit kombëtar të mjeteve që qarkullojnë. Për këtë shkak, nuk lejohet qarkullimi i tij në përditshmëri.

Qarkullimi me këto mjete lejohet vetëm përmes një autorizimi i cili do të ketë të përcaktuar një afat maksimal vlefshmërie në numër ditësh të lëshuar nga DPSHTRR dhe vetëm për pjesëmarrjen në organizime, evenimente, panaire, rrugëtime, rrugëtime për verifikime teknike dhe mirëmbajtje. Autorizimi mund të tërhiqet në çdo Drejtori Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ose nëpërmjet aplikimit online në platformën Retro.