Lejohet qarkullimi me xhama të zinj?

You are here

DPSHTRR ka propozuar ndryshim të VKM Nr. 763 dt. 6.12.2005 për të mirëspecifikuar rregullat e errësimit të xhamave dhe për të lejuar errësimin me film/qese në nivele të përcaktuara. Aktualisht, xhami i parë dhe xhamat e parmë anash nuk lejohet të errësohen. Xhamat mbrapa lejohen deri në specifikat e lejuara nga VKM. DPSHTRR ka komunikim konstant me Policinë Rrugore që qytetarët/subjektet të ndihmohen e të mos kenë probleme. Për çdo specifikë apo ankesë ju lutemi ti drejoheni Drejtorisë së Policisë pasi DPSHTRR nuk vendos gjoba dhe as nuk ndalon qytetarët të cilët qarkullojnë me xhama të errësuar.