Si është procedura për çregjistrim të përhershëm të mjetit?

You are here

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale dhe bën kërkesë për çregjistrimin e përhershëm të mjetit.

Në sportel dorëzohen këto dokumente:

  • Dokument identifikimi.
  • Leje qarkullimi e mjetit.
  • Certifikatë pronësie të mjetit.
  • Targat e mjetit.
  • Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).
  • Certifikatë e shkatërrimit, e lëshuar nga subjektet e licencuara për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës.
  • Fotokopje e lejes mjedisore e kategorisë III.1.A të subjektit të licencuar për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës.
  • Pagesa e taksave deri në momentin e çregjistrimit.

Linku nga WEB:

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/regjistrim-mjeti/sherbime-mjete-te-regjistruara