Si është procedura për çregjistrim të përkohshëm të mjetit?

You are here

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale dhe bën kërkesë për çregjistrimin e përkohshëm të mjetit.

Në sportel dorëzohen këto dokumente:

  • Dokument identifikimi.
  • Leje qarkullimi e mjetit.
  • Targat e mjetit.
  • Pagesa e taksave deri në momentin e çregjistrimit.

Linku nga WEB:

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/regjistrim-mjeti/sherbime-mjete-te-regjistruara

Nëse nuk bëhet çregjistimi i mjetit, taksat duhet të paguhen edhe nëse mjeti nuk është përdorur.