Si është procedura e aplikimit për targë të përkohshme?

You are here

 (Dua të marr pjesë ne një panair për mjete historike. Si mund të shkoj atje me mjetin, të cilin e kam çregjistruar? )

  • Qytetarët mund të pajisen me targë të përkohshme dhe fletë udhëtimi me qëllim pjesëmarrjen në evente dhe panaire për mjete të hershme ose me interes historik dhe koleksionimi.
  • Afati i vlefshmërisë së targës së përkohshme dhe fletë udhëtimit është 30 ditë nga data e lëshimit.
  • Nuk është e lejuar dalja jashtë kufirit shqiptar me targë të përkohshme. Lejohet qarkullimi vetëm për itineraret e specifikuara / autorizuara.
  • Në përfundim të afatit të vlefshmërisë targa duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale ku është tërhequr.
Aplikimi për targë të përkohshme bëhet online nëpërmjet linkut më poshtë:

https://www.retro.al/apliko-online-targe-te-perkohshme