Si është procedura e rinovimit të lejedrejtimit për ndryshim gjeneralitetesh?

You are here

(Kam ndryshuar mbiemrin, por në patentë kam akoma mbiemrin e vjetër. Si duhet të veprojë?)

Personi i interesuar plotëson kërkesën për ndryshim gjeneralitetesh, në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi.
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e kërkesës. Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi e re të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit ekzistuese nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore.
  • Lejedrejtimi aktuale.

Për më tepër informacion, referojuni linkut si më poshtë:

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/lejedrejtimi/rinovim-lejedrejtimi