Si është procedura kur dokumentacioni i mjetit nuk ndryshohet nga blerësi pas afatit ligjor 10 ditor?

You are here

  • Me nënshkrimin e kontratës së shitblerjes së mjetit të hartuar sipas Nenit 705 e vijues të Kodit Civil, duke filluar nga data e nënshkrimit, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë mbi mjetin dhe përdorimin e tij bien mbi palën blerëse.
  • DPSHTRR, sipas kompetencave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore që normojnë funksionimin e saj, nuk mund të kryejë ndryshimet e kërkuara të pronësisë në regjistër pa kërkesën e pronarit të ri të mjetit dhe as nuk mund ta detyrojë atë të paraqitet pranë sporteleve të DRSHTRR-ve.
  • Ju duhet të njoftoni Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për ndryshimin e pronësisë, duke dorëzuar një kopje të kontratës të njehsuar me origjinalin, me qëllim që të mos njiheni si debitor në rast se nuk paguhen detyrimet për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura.
  •  Ju mund të plotësoni një deklaratë me shkrim ku t’i kërkohet Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë për ndalimin e qarkullimit të këtij mjeti.

Për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla në vazhdim, ju mund të bëni ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale. Për më tepër informacion, referojuni linkut si më poshtë:

https://www.dpshtrr.com/aplikime-online/rezervo-nderrim-pronesie


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga