Si është procedura për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A1, A2, B1 dhe B për herë të parë?

You are here

Procedura për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë A1, A2, B1 ose B është e njëjtë.

Kandidati paraqitet në një autoshkollë të licencuar (pavarësisht vendbanimit) për kategorinë e lejedrejtimit që kërkon dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi.
  • 2 fotografi, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga personi (emër + mbiemër) në pjesën e pasme.
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, brenda afatit të vlefshmërisë 6 muaj nga data e lëshimit.

Për më tepër informacion, referojuni linkut më poshtë:

https://www.dpshtrr.com/sherbime/individe/lejedrejtimi-modelet-e-vlefshme