Konferenca e parë shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore”

You are here

Konferenca e parë shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore”

Të motivuar e të përkushtuar për të sjellë një frymë ndryshimi në qasjen ndaj sfidës së kohës për uljen e aksidendeve rrugore dhe rritjen e vetëdijes së përdoruesve të rrugës! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor organizoi për herë të parë Konferencën shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore” në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, me të ftuar specialë përfaqësues të lartë nga institucionet greke të fushës së transportit rrugor dhe të edukimit për trafikun dhe sigurinë rrugore, ku përmendim:

  • Z. Michalis Papadopoulos, Zëvendës Ministër i Transporteve;
  • Z. Dimitrios Michelakakis, President i Federatës Helene të Motorsportit;
  • Znj. Foteini Kefalidou, Këshilltare Ligjore;
  • Znj. Nefeli Varthaliti, Këshilltare Transporti Rrugor;
  • Znj. Eirini Pavli, Përgjegjëse e Sektorit të Transportit Ndërqytetas;
  • Znj. Despoina Dimostheniadou, Këshillëtare Financiare;
  • Znj. Vasilikki Danelli Mylona, Presidente e Bordit Drejtues, Themeluese e Institutit të Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”;
  • Znj. Maria Niotaki, Inxhiniere - Instituti i Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”.

Konferenca ishte e organzizuar në dy panele.

Paneli i parë, me:

  • Ambasadoren Greke SH.S;
  • Znj. Konstantina Kamitsi;
  • Zv. Ministrin grek të Transportit;
  • Z. Michalis Papadopoulos;
  • Zv. Ministrin e MIE Z. Hantin Bonati;
  • Zv. Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj. Keti Luarasi.

për angazhimin institucional mbi këtë problematikë me rëndësi jetike.

Paneli i dytë i takimit të parë  “Së bashku për Sigurinë Rrugore”, ku folën dhe ndanë eksperiencat:

  • Z. Evis Berberi, kreu i ARSH;
  • Znj. Vasilikki Danelli Mylona, Themeluese dhe Presidente e Institutit të Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”;
  • Z. Dimitrios Mikelakakis, Presidenti i Federatës Helene të Motorsportit;
  •  Z. Eridon Lameborshi, Sekretar i Përgjithshëm i ACA;
  • Z. Altin Qato, Drejtuesi i Policisë Rrugore Shqiptare;
  • Z. Sokol Duma, Këshilltar për Projektet & Programet e Sigurisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Prezantimi i Znj. Mylona, me përjetimin e humbjes së djalit të saj në një aksident rrugor në Greqi dhe dedikimin 17 vjeçar për të ngritur një lëvizje me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi përmirësimin e rregullave dhe sjelljes së përdoruesve të rrugës, në Greqi dhe ndërkombëtarisht, mbërtheu sallën!

Konferenca u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”, me një personalitet si Z. Vasilikki Danelli Mylona, e cila  frymëzuar me vullnetin e saj të rrallë, që ka bërë histori në Greqi e në rrethet më në zë, globalisht, me aktivitetin e jashtëzakonshëm vullnetar, që drama e saj e humbjes së djalit Panos në lulen e rinisë, nga një aksident rrugor, të bëhet qëllim jete për ndryshim rrënjësor në adresimin e sigurisë rrugore si një prioritet shtetëror e shoqëror.