Transport Inovacion Siguri 2025 | Edicicioni i dytë

You are here

Transport Inovacion Siguri 2025 | Edicicioni i dytë

SHPALLJE 
E
FITUESËVE TË KONKURSIT "TRANSPORT INOVACION SIGURI"

 

Në zbatim të Urdhërit Nr. 1392 Prot., datë.14.10.2025 "Për organizimin, menaxhimin dhe koordinimin e Konkursit Transport Inovacion dhe Siguri (TIS)" Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka organizuar më datë 19 Nëntor 2025, fazën finale të konkursit "Trasport Inovacion Siguri (TIS)" edicioni i 2-të me mbështetjen e Tirana Bank, ABI Bank dhe Credins Bank. 

Komisioni i vlerësimit i përbërë nga: 

  • Kreshnik Bajraktari, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR; 
  • Edona Bilali, Zv. Mnistër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Ami Kozeli, Zv. Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Migena Muslli, Koordinatore e Challenge Fund for EU Innovation, Partners Albania; 
  • Enkelejda Imeraj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ekselencës dhe Inovacionit; 
  • Sjuzi Lazebeu, Drejtues i Sektorit të mbështetjes së Ekosistemit, Start UP Albania; 
  • Arben Progni, Drejtor DRM, DPSHTRR;

analizoi individualisht & projekt-idetë finaliste dhe shpalli tre fituesit si më poshtë: 

Fituesit: 

  • Vendi i parë: 
    Laert Ferracaku 

    Shkolla Profesionale "Hasan D. Gina", Lushnje
    Projekti: Kaska ALBTech
  • Vendi i dytë
    Xhurian Shaba

    Universiteti Politeknik i Tiranës
    Projekti: LookUp
  • Vendi i tretë
    Adriana Danellari

    Universiteti Politeknik i Tiranës
    Projekti: Vijat Fosforeshente

Çmimet për fituesit: 

  • Vendi i parë: 3000 Euro
  • Vendi i dytë: 2000 Euro
  • Vendi i tretë: 1000 Euro