15 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Shqipëria me 57% më pak aksidente rrugore, tejkalon objektivin e BE-28!

You are here

15 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore!

 Ndonëse analizat statistikore flasin qartë për progres në sigurinë rrugore, NDËRGJEGJËSIMI është në FOKUSIN tonë!

Vdekshmëria për 100,000 mjete motorike në qarkullim, si dhjetëvjeçar është ulur me -80% krahasuar me vitin 2010, pavarësisht rritjes së numrit të mjeteve motorike në qarkullim me +70% krahasuar me 2010!

Janë të pajisur me leje drejtimi 1,069,636 qytetarë deri në korrik 2020 ose +80% më shumë drejtues mjetesh se në vitin 2010 dhe vdekshmëria për 100,000 drejtues mjeti është ulur me -76% krahasuar me 2010!

-Është tejkaluar objektivi i BE-28 për 2020-ën që ishte ulja e numrit të viktimave të aksidenteve rrugore me 50% në krahasim me 2010, dhe Shqipëria ka arritur në -57% = REKORD krahasuar me çdo shtet të rajonit dhe vendet e BE-28!

-Kemi -64% ulje të probabilitetit për aksident për çdo drejtues mjeti/mjet në qarkullim krahasuar me 2013!

-Kemi vetëm 0.2% përfshirje në aksidente nga të sapopatentuarit e 2019-ës!

-Kemi -52% përfshirje të drejtuesve me moshë deri në 24 vjeç!

-Kemi më pak aksidente, më pak viktima, siguri më të lartë rrugore, ndërsa ka rritje të numrit të përdoruesve të rrugës (mjete, drejtues mjeti, pedalues)!

#DPSHTRR #MIE #EdukimiRrugor #SiguriaRrugore #RespektoRregullat #UdhëtoMeKujdes

Video: 

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore