Gjatë periudhës kohore Janar-Shtator 2022, është shënuar rënie e aksidenteve rrugore:
- Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit.
- Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete.
-Më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja.
-Tregues pozitiv për të gjitha grupmoshat e drejtuesve të mjeteve.
Rreth 884 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Shtator 2022, 32% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ose 14% më pak se në 2021-shin.
Rreth 23% më pak viktima për 1 milion banorë sesa në vitin 2021, 54 viktima për 1 milionë banorë projeksioni për vitin 2022, na bën vendin me uljen më të lartë të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore krahasuar me mesataren e Bashikimit Europian.
Rreth 122 viktima në aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Shtator 2022 ose 19% më pak krahasuar me 2021, (29 jetë njerëzish më pak humbëm si 9-mujor në vitin 2021.
+56% PROGRES POZITIV (më pak viktimapër 1 milionë banorë 2010-2022) duke kryesuar listën e vendeve të rajonit dhe BE sa i takon objektivit për përmirësim!
1,257 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore gjatë Janar-Shtator 2022:
29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018! 10% më pak se në vitin 2021.
Me 1.9, indeksi i vdekshmërisë për 10.000 mjete, 49% më pak se viti 2018 dhe 30% më pak se 2021.
Me 1.3, indeksi i vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 28% më pak se 2021.
Këto rezultate fantastike, kur përdoruesit e rrugës vetëm rriten, shtuar dhe fluksit tranzit sezonal e turizmit, ndërsa aksidentet rrugore ulen, provojnë se ky sukses s’do qe i mundur pa faktorët e mëposhtëm:
-Edukim e ndërgjegjësim më i mirë.
-Kontroll rrugor e masa më të forta.
-Leje Drejtimi më të merituara.
-Mjete rrugore më të sigurta.
-Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë.