Analiza mbi Sigurinë Rrugore Për Periudhën Kohore Janar-Maj 2022 

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka përgatitur analizën mbi sigurinë rrugore për periudhën kohore Janar-Maj 2022. 

Puna për sigurinë rrugore, koordinimi, masat ndërgjegjësuese, masat policore, sistemet, risitë teknologjike, ndryshimet shtrënguese në akte dhe përmirësimet e sektorit të lejeve të drejtimit, po japin në vijimësi rezultate pozitive.

Në një krahasim të bërë me të njëjtën periudhë në vitin 2021, ka rezultuar me 17%  viktima më pak.  

Si projeksion, vendi ynë kryeson progresin pozitiv me +9% në sigurinë rrugore për vitin 2022, krahasuar me rajonin e vendet e Bashkimit Europian ( duke u larguar nga rekordet e shkuara negative):

  • me 64 aksidente me pasoja, më pak se në vitin 2021, ose ndryshe 12% më pak.
  • me 34 qytetarë të aksidentuar më pak se e njëjta periudhë e vitit 2021, ose ndryshe  5% më pak.

Mjetet rrugore, drejtuesit e mjeteve, përdoruesit e rrugës rriten ndërsa aksidentet dhe pasojat janë në ulje.

Gjithashtu të dhënat kanë shënjestruar problematikën e trafikut në zonat urbane, me 55% të aksidenteve rrugore në Shqipëri, 15% më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Nga analiza mbi sigurinë rrugore merr fokus edhe puna që duhet bërë në vazhdimësi për edukimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, të cilët ndërveprojnë në zonat urbane, ku këmbësorët janë 45% e të përfshirëve në aksidente, pra jo vetëm për faj të drejtuesve të mjeteve rrugore dhe duke e krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian me 21,6% më shumë,  këmbësorë të përfshirë.

Projeksioni flet për 59 viktima në vit për 1 milion banorë (15.7% më pak viktima/1 milion banorë) krahasuar me 2021. 

  •  me index 2 për vdekshmërisë për 10.000 mjete, 26% më pak krahasuar me vitin 2021.
  • me index 1.4 për vdekshmërisë për 10.000 drejtues mjeti, 22% më pak se viti 2021.

Zbatoni sinjalistikën e qarkullimit në rrugë, duke mbrojtur veten tuaj dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”