Analizë mbi ecurinë e shërbimeve Shtator 2020

You are here

 DPSHTRR shënon REKORDE në volum shërbimesh, në rendiment e të ardhura edhe në 9-mujorin 2020, në një periudhë post tërmetesh, frenim i Covid-19, mbylljeje dhe masash e kufizimesh! 

Falë rezultateve 2019-2020, optimizimit, risive dhe mirëadministrimit, jo vetëm përballuam vitin më të vështirë të emergjencave kaq të rënda por edhe riinvestuam fitimet si ent për:

►modernizim, ►sisteme, ►informatizim, ►transformim infrastrukture fizike e virtuale, ►rritje kapacitetesh, ►rritje pagash, ►0 shkurtime, ►+150 punësime të reja në struktura të reja e role provizore, ►projekte pioniere, ►programe edukuese e kulture automobilistike, ►transparencë, ►identitet e memorie institucionale, ►standarde, ►cilësi, ►siguri, ►kontroll, ►besueshmëri, në dy-vjeçarin me injektimin më të konsiderueshëm ndonjëherë nga arka e DPSHTRR-së në ekonominë e vendit.

Nxitje direkte punësimi, qarkullim, mbështetje tregut dhe operatorëve ekonomik, 100% nga fondet e vetëfinancimit si njësi tregtare publike (komisionet si agjent, tarifat, pjesa takuese). Solidaritet social duke financuar me rreth 3 milionë Euro pagat e luftës (Qershori) për subjektet e transportit pa aktivitet, si edhe kompensimin 100% të taksës vjetore TVMP për gjithë mjetet e transportit të udhëtarëve nga rezervat tona! Infografikat Janar-Shtator 2020 ilustrojnë qartë SUKSESIN!

95% e arkëtimeve nga taksat e mjeteve i shkon Buxhetit të Shtetit, nga të cilat 25% Bashkive!