Anketa Online mbi Sektorin e Autoshkollimit!

You are here

   

Anketa Online mbi Sektorin e Autoshkollimit!
DPSHTRR, pas takimeve dhe mbledhjes së sugjerimeve nga grupet e interesit, fton edhe çdo Autoshkollë dhe çdo të interesuar (subjekte, organizata, ekspertë) që nëpërmjet këtij Anketimi Online t'u përgjigjet temave dhe pyetjeve mbi çështje që lidhen me përmirësimin e shërbimit në kuadrin e përditësimit të kuadrit rregullator për sektorin e Lejes së Drejtimit. Gjithashtu, mund të jepen mendime konkrete të përmbledhura në fund të anketës te hapësira përkatëse e formularit.
Sektori i Lejes së Drejtimit Shqiptar sot është në kohën me përgjegjësinë më të lartë në historinë tonë, si shërbim ndaj qytetarit, si treg sa i takon aktivitetit mësimor të Autoshkollave, si faktor ndikues kryesor në Sigurinë Rrugore, ku rritja e numrit të përdoruesve të rrugës është drastike dhe si një detyrim ndaj shteteve të cilat kanë njohur Lejen tonë të Drejtimin, edhe për konvertim, mes tyre Italia, Greqia e së fundmi Gjermania!
DPSHTRR ka ndërmarrë gjatë trevjeçarit 2019-2021, investime të konsiderueshme në infrastrukturë fizike dhe virtuale të shërbimit, në motivim personeli, në hartim manuali për përgatitjen teorike dhe eliminimin e shumë barrierave që ushqenin subjektivitet dhe hapësira fenomenesh negative.
Është koha që së bashku ta ngremë fushën e kualifikimit, mësimdhënies e përgatitjes së kursantëve, transparencën e shërbimit, si edhe ndërveprimin mbi sektorin e Lejes së Drejtimit, Qytetari - Autoshkolla - Automotorizimi Shqiptar, në një nivel edhe më të lartë, më cilësor dhe më të qëndrueshëm!
Ky informacion dhe çdo komunikim tjetër përmes urave të tjera si faqja zyrtare www.dpshtrr.gov.al, posta elektronike apo shërbimi postar, do të përpunohet dhe do të jetë një ndihmë e çmuar në materializimin e punës për përditësimin dhe përmirësimin e Udhëzimit përkatës mbi Lejen e Drejtimit nga MIE.
Ju faleminderit!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Tags: