Arkiva e re Qendrore e DPSHTRR!

Data e lajmit: 27 May 2022

Arkiva e re Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tashmë me instalimet përfundimtare, sistemin e antizjarrit, rifiniturat e brendshme, klimatizimin e sistemet e reja bashkëkohore dhe punimet e sistemimet e jashtme! 

Fondet për këtë investim janë të realizuara 100% nga vetëfinancimi!

Ka nisur puna për magazinimin e regjistrave e dosjeve fizike në godinën e re, pasi zgjidhen dokumentacionet me synimin për të zvogëluar maksimalisht numrin e dokumentave fizike për ruajtje afatgjatë që të mirëadministrohen kapacitetet dhe që të operohet më shpejt me verifikimet!

Investime strategjike, themele të sigurta për shërbimet e transportit rrugor shqiptar, transformim epokal i infrastrukturës fizike e informatike, si edhe rikonceptim praktikash për sistemin e punës!