Arkiva Qendrore/ Investim Dinjitoz me Siguri e Standarte

You are here

Ambienti ku grumbulloheshin më parë dokumentet e mjetit për Arkivën Qendrore, në mungesë të saj.

 Një situatë ku strehoheshin mijëra dokumente, materiale voluminoze të automotorizimit shqiptar ndër vite, që ngushtonte e vështirësonte punën e rajonales sonë të Durrësit. 

Sot, falë investimit në godinën e re të Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e gjitha dedikuar arkivimit e skanimit të dokumenteve dhe dosjeve të mjetit dhe drejtuesve të mjetit (njësia për ruajtje afatgjatë), kjo hapësirë i kthehet Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, duke e lehtësuar dhe ndihmuar në mirëorganizimin dhe për mirëadministrimin e shumë dosarëve të regjistrimit të mjeteve, të përdorimit rajonal, proces e sektor aq i rëndësishëm i shërbimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 Në këtë mënyrë shmanget degradimi i arkivave, rrisi sigurinë e standardet, digjitalizojmë e indeksojmë regjistra e dokumente fizike dhe përmirësojmë shërbimet e transportit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga