Certifikata e re e Kontrollit Teknik

You are here

Tashmë, Certifikata e re e Kontrollit Teknik që lëshohet në çdo Qendër Kontrolli Teknik, është e një modeli tërësisht evropian, në përputhje me Direktivën 2014/45/BE. 

Certifikata e re e Kontrollit Teknik nuk do të lejojë

Janë shtuar tregues të elementeve si:

  • Treguesi i kilometrazhit për pesë kontrolle teknike të mjetit (historiku i odometrit ndër vite) për një periudhë prej 10 (dhjetë) vite.
  • Vendi/data e kryerjes së kontrollit teknik dhe e lëshimit të certifikatës;
  • Qendra e Kontrollit Teknik dhe Inspektori që ka kryer kontrollin;
  • Kategoria e mjetit;
  • Rezultati i testimit;
  • QR Code për siguri e verifikim të lehtë, si edhe barkodet.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, është gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”