Çmimi i madh i Tiranës/ Dita e Dytë

Data e lajmit: 27 Jun 2022

 Në hapësirën e aktiviteteve dedikuar fëmijëve, u organizua për të dytën herë rradhazi me ambasadorët e vegjël të sigurisë rrugore, "Çmimi i madh i Tiranës".

 Aktiviteti u zhvillua në tre stacione, si fillim duke u njohur me projektin e Bashkisë Tiranë “Udhëto me përgjegjësi”, duke vijuar me njohjen dhe zhvillimin e garave me makinat e vogla nga Gran Premio di Bari, e duke përfunduar me realizimin e një kursi bazik, me informacionet e ndihmës së parë nga Kryqi i Kuq. 

Një ditë plot aktivitete për të argëtuar të vegjëlit e duke i edukuar ata.