Deri më 28 shkurt afati për regjistrimin e pronësisë së makinave pas shitjes

You are here

Deri dt. 28.02 afati për regjistrimin e akt-shitjeve të mjeteve pa penalitet! Nga dt. 2.03 gjobë blerësit deri 40 mijë lekë nëse përditësimi i ndryshimit të pronësisë nuk kryhet brenda 10 ditëve nga data e akt-shitjes!

DPSHTRR ofron një shërbim risi për shitësin, për aktshitjet e vjetra të kryera jo në sportelet tona, që duke filluar nga dt. 15.01 mund të vetëçregjistrohet nga pronësia e mjetit që ka shitur, në sistem, duke depozituar dokumentin e aktshitjes, me efekt nga data e aktshitjes, si një zgjidhje e shumëpritur nga shumë të interesuar!

Shitësa e blerësa mjeti INFORMOHUNI: https://www.dpshtrr.al/info-dhe-risi/udhezime-mbi-kalimin-e-pronesise-se-mjetit

 

Video: 

Deri më 28 shkurt afati për regjistrimin e pronësisë së makinave pas shitjes, Gonxhe për Report Tv