DPSHTRR dhe Green Line Albania kanë çelur në Ditën Botërore të Vullnetarizmit, një qendër strehimi te ambientet e Tirana Business Park!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së bashku me Green Line Albania, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave të Qarkut të Tiranës, kanë çelur një ambient strehimi për të mirëpritur dhe akomoduar dhjetra familje të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Hapësira moderne për qendrën e strehimit është ofruar nga Tirana Business Park, në afërsi të Rinasit dhe ambienti përfshin 100 shtretër, sistem qendror ngrohjeje/ajrimi/kondicionimi, hapësira social-rekreative për fëmijët, ambiente sanitare, dushe, mensë, linjë transporti me autobus TBP-Tiranë, info/help-desk, prezencë 24 orë roje, ambulancë, etj.
Pjesë e realizimit të kësaj qendre ka qenë dhe ekipi i "Ta Pastrojmë Kosovën" që vijon të mbështesë me ndihma qytetarët e dëmtuar nga tërmeti.

DPSHTRR i bën thirrje subjekteve/individëve që dëshirojnë të ndihmojnë Strehën e Emergjencave te Tirana Business Park me kontribut për vaktet ushqimore, të kontaktojnë numrin: +355692545900