DPSHTRR ju rikujton të tregoni kujdes të shtuar në qarkullim, në ditët me reshje me intensitet të lartë!

Data e lajmit: 19 Nov 2025

 DPSHTRR ju rikujton të tregoni kujdes të shtuar në qarkullim, në ditët me reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit.

Në kushte moti të vështirë, mos harroni:

Ngadalësoni dhe shmangni frenimet e forta
Mbani distancë sigurie
Përdorni dritat dhe kontrollet e sigurisë
Qëndroni vigjilentë, veçanërisht në akset me qarkullim të dendur

Drejtoni me kujdes — siguria vjen e para!