DPSHTRR ka zë në takimin mbi Harmonizimin e Rregullave mbi Mjetet Rrugore nën Komitetin e Transportit të Brendshëm - Komisioni Ekonomik Europian

You are here

DPSHTRR ka zë në takimin mbi Harmonizimin e Rregullave mbi Mjetet Rrugore, nën Komitetin e Transportit të Brendshëm - Komisioni Ekonomik Europian, pjesë e Këshillit Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara, Sesioni 186, WP.29, 8-11 Mars 2022!

Aksesi në kohë reale në platformat globale për të dhënat teknike të mjeteve rrugore që importohen për në Shqipëri, për verifikim digjital të kritereve mjedisore, kilometrazhit, gjendjes teknike, sigurisë (përfshirë dhe mjetet historike/koleksionimi) dhe çdo modifikimi konstruktiv, qenë pjesë e fjalës në emër të DPSHTRR (si anëtare e CITA - CORTES/CIECA) në kushtet kur për vitin 2021 u importuan 55,380 mjete rrugore nga të cilat 90% mjete të përdorura dhe 10% të reja (71% nga vendet e BE, 11.5% nga vendet europiane jo anëtare të BE, 7% nga Korea e Jugut dhe Azia, 6% nga Kanadaja e 3.44% nga SHBA, si dhe 1% nga vendet EBA) çka përbën një përgjegjësi shumë të lartë për Automotorizimin Shqiptar për regjistrimin me transparencë dhe në respekt të normativave në fuqi në ! Një axhendë pune specifike për shkëmbimin informatik të të dhënave, import-eksportin e mjeteve të reja dhe të përdorura me standarde të sigurisë rrugore dhe ambientit, që eliminojnë abuzimet e shumta në këtë treg global, u dakordësua së bashku me organet drejtuese për qëllimin e këtij forumi!

#WP29 #OKB #CITA #UNECE #DPSHTRR #MIE #ECETRANS #AutomotorizimiShqiptar 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”