DPSHTRR Kontrolli Teknik - Arsyet e ngeljes në kolaudim

You are here

Kontrolli Teknik prej 31 Majit ka rifilluar nën administrimin e DPSHTRR-ës, më shumë se 7 mijë mjete janë ngelur ose refuzuar gjatë muajit të parë të rifillimit. Shumë prej mjeteve kanë ngelur për arsye të sistemit të shkarkimit të gazrave, por edhe prej mangësirave të tjera në mjet.

DPSHTRR, ka si qëllim rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk do të dot më Testin e Kontrollit Teknik.

Këta drejtues mjetesh do të jenë ngelësa në kolaudim dhe një rrezik më pak për ndotjen dhe qarkullimin rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, i bën thirrje të gjithë qytetarve që të riparojnë brenda afateve ligjore mjetet rrugore nën pronësinë e tyre. Çdo mjet duhet të kontrollohet  përpara çdo udhëtimi.

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4, ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjete rrugore me probleme teknike ose funksionale. Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash, por edhe pezullim totalisht i mjetit për qarkullim rrugor.

Denonco çdo anomali të mjeteve rrugore dhe çdo indicie akti korruptiv mbi shërbimin, në webin tonë:

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #UljeNdotjeje #RrugëMëTëSigurta #Disiplinim #AutomotorizimiShqiptar