DPSHTRR mirëpret në mënyrë periodike studentë praktikantë!

Data e lajmit: 08 Apr 2024

 Në zbatim të marrëveshjes me Universitetin Politeknik të Tiranës, DPSHTRR mirëpret në mënyrë periodike studentë praktikantë, të cilëve ju ofron mundësinë e realizimit të praktikës profesionale së tyre mësimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme dhe Drejtorive Rajonale.

 Në vijim të periudhës së praktikës profesionale, praktikantët ditën e sotme ishin pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë për t’u njohur nga afër me:

 Strukturën dhe funksionimin e Drejtorisë Rajonale;

 Procesin e ofrimit të shërbimeve në sportel në varësi të fushës së veprimtarisë mbi mjetin.

 Falenderojmë Drejtorin e DRSHTRR Tiranë, Z. Afrim Tola i cili u angazhua personalisht që eksperienca e praktikantëve të ishte produktive si edhe stafin të cilët në morinë e punëve dhe ngarkesës së ditës mundësuan ofrimin e ekspertizës së tyre!

Suportojmë zhvillimin e dijeve dhe integrimin e brezave të ardhshëm, për një të ardhme premtuese për komunitetin!