DPSHTRR Nis Shërbimin e Ri Të Targave me Formate dhe Dimensione Të Reja

Data e lajmit: 18 Jul 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur shërbimin risi të targave me formate dhe dimensione të reja.

Klishetë e reja të këtyre prokateve risi që i shtohen kompletit të targave zyrtare shqiptare dhe karakteret me dimensionet e reja (më të vogla) për targat me dimension amerikan (305 x 153 mm), për targat e përparme (versioni i vogël italian 360 x 100 mm)  dhe targat e motoçikletave (177 x 177 mm), janë tashmë operative në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimeve, së bashku me një makineri të re teknologjike (presë hidraulike) në dispozicion të porosive dhe për rritje të rendimentit të prodhimit ditor.

Ky shërbim do t’i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targat/targën ekzistuese (me po ato karaktere) si edhe kujtdo që kryen regjistrim të ri.