DPSHTRR Pjesë e Takimit me Temë “Dita e Laboratorëve” Organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

You are here

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, organizuan e takimin me temë “Dita e Laboratorëve”, nismë e Fakultetit të Studimeve Profesionale, ku me kënaqësi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u përfaqësua për të parë nga afër demostrimin prezantues të pajisjeve për 8-të laboratorët e Fakultetit, veçanërisht Laboratorin e Teknologjisë së Automobilave.

Befasoi projekti i impiantit për karikimin e shpejtë të baterive të mjeteve elektrike, i realizuar (Made in Albania) nga Departamenti i Shkencave Inxhinierike, nga studentët dhe kompania “Just Technology” Shpk! Një shembull ideal i bashkëpunimit Universitet-Biznes, që nga faza e testimeve po kalon në treg, dhe që do të shikojmë mundësinë ta promovojmë pranë rajonaleve tona, për karikim mjetesh elektrike. 

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, u diskutua mbi organizimin e një takimi rajonal të shkëmbimit të ideve dhe krijimit të një agjende mbështetëse për shpikje, studime, analiza e testime teknologjike e praktike studentore, universitare, ku të investojmë në laboratore e programe inovacioni, për të vijuar me projekte profesionale në fushën e teknologjive automotive e të transportit green.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”