Javë intensive sa i takon Mobilitetit dhe Transportit.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u përfaqësua me Drejtorin Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Z. Ilir Mëngra, në takimin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, në vijim të një seriali diskutimesh mbi temat e urbanizimit dhe shkëmbimin e ideve mes grupesh të ndryshme interesi për trafikun, transportin publik dhe mobilitetin alternativ e miqësor me ambientin urban.
Sesioni i radhës u zhvillua në Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor (bluehall) me temë diskutimi “Mobiliteti, sfidat aktuale të qarkullimit në kryeqytet dhe perspektivat”.
Qëllimi i diskutimit ishte paraqitja e zgjidhjeve të deritanishme lidhur me lëvizshmërinë dhe vizionet e së ardhmes, sëbashku me prioritetet në zhvillimin e mobilitetit në Tiranë.
Tryezat trajtuan:
- aktualitetin e mobiletit në shkallë rajonale si edhe sfidat sot. Tirana në rrjetin rrugor kombëtar dhe rajonal, lidhja me bashkitë kufitare, unazat e mëdha lidhëse, rrugët e parashikuara, hekurudha, lidhja me portin, aeroportin, terminalet ku ankorohen linjat rrethqytetëse, ndërqytetëse e ndërkombëtare të transportit rrugor të udhëtarëve, si edhe sfidat e implementimit të planit të qendrueshëm urban në kryeqytet.
- raportin e mobilitetit me zhvillimet e reja të Tiranës, lëvizshmëria në shkallë metropoli, kujdesi për fëmijët, lidhja me njësitë rurale, lidhja me periferitë, etj.
- mobilitetin në shkallë lagjeje duke u fokusuar te e ardhmja pa makina në brendi të zonave rezidenciale (Is there a car-free future possible?)
Pedalim, mjete të përbashkëta, taksi, transport publik, edukimi dhe mentaliteti rrugor.