DPSHTRR - Rekord shërbimesh dhe të ardhurash për periudhën Janar-Qershor 2021

You are here

6-mujori i parë i vitit 2021, ka nisur me rekorde nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në volume shërbimesh, rendiment dhe të ardhura. 

 • 1,440 qytetarë të shërbyer në 1 orë gjatë Qershorit 2021, ose çdo 2.5’’ një shërbim.

 • 253,406 shërbime ofruar në Qershor 2021, ose +72% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2018, +70% me vitin 2019.

 • +113,563,000 Lek fitimi i realizuar për Qershorin 2021, 1.65 Lek për çdo 1 Lek të shpenzuar. +95% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2018, +93% mbi vitin 2019. 123% realizim plani.

 • 1,144,762 shërbime ofruar në 6-mujorin Janar-Qershor 2021, ose +29% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2018, +20% krahasuar me vitin 2019.

 • 1,244,925,,000 Lek të ardhurat për Janar-Qershor 2021! +47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, +34% me vitin 2019

 • 211,684,583 Lek të ardhura nga shërbimet risi për 6-mujorin e parë 2021, ose +186% të ardhura nga shërbimet risi krahasuar me 6-mujorin e parë të 2020-ës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falë administrimit, përmirësimit të ndjeshëm të shërbimit dhe komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës e kushteve të punës, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, fiskalizimit, zgjerimit të rrjetit në territor, shërbimeve risi e lehtësimeve të procedurave e burokracive, por edhe një ekipi të mirëmotivuar, u japin shtysën për të vijuar punën e për të arritur rezultate dhe rekorde në sfidat e reja të Automotorizimit Shqiptar, siç janë kontrolli teknik i cili kaloi në administrimin ekskluziv të DPSHTRR dhe projekte të tjera historike e investime strategjike si Automotoparku  dhe sistem-platforma  e-Transport.

#DPSHTRR #MIE #Sukses 

#JanarQershor2021 #RekordePune #AutomotorizimiShqiptar