DPSHTRR Shpalos Ecurinë e Projektit të AMP në FIA

You are here

Auto Moto Park i parë shqiptar, pista e parë në historinë e Shqipërisë me standardet e FIA, merr bekimin në “fushën e betejës” , në takimin e punës që zhvilluam me Z. Manuel Avińo, Zv. President i FIA për Sportin - Evropë, Z. Guido Gaetani D’Aragona, Menaxher Projekti, Zyra e Ndërlidhjes së Klubeve Sportive, FIA - Evropë në prezencën edhe të Z. Niko Leka, President i Auto Club Albania (ACA), direkt mbi pistën Paul Ricard, Francë, ku FIA organizoi FIA Motorsport Games 2022 e ku çdo vit garon F1.

Me mirëseardhjen nga FIA (Fédération Internationale de l'Automobile), Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shpalosi tërë ecurinë e projektit të AMP (www.automotopark.al), fazat e nisura të punës, procedurat në proces dhe ku me kolegët e FIA dakordësuam hapat e workshop-it teknik që do të pasojë, në Tiranë, ndërsa FIA do të mbështesë edhe me trajnime profesionale.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga