DPSHTRR sjell në Shqipëri çmimin ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”!

You are here

DPSHTRR sjell në Shqipëri çmimin ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”!

Sot, në Tiranë, përmes projektit Retro Albania, u zhvillua një aktivitet i veçantë që vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të trashëgimisë automobilistike.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “Heritage Hall of Fame 2025” u mbajt në Muzeun RON, nën mikpritjen e z. Arben Prrenjasi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të FIVA – Fédération Internationale des Véhicules Anciens, institucioneve shqiptare dhe koleksionistëve të njohur nga rajoni.

Për herë të parë në vendin tonë, ky çmim prestigjioz iu akordua koleksionistit shqiptar z. Medi Halilaj, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në ruajtjen e mjeteve historike dhe promovimin e kulturës automobilistike.

DPSHTRR vijon të promovojë kulturën, historinë dhe inovacionin në fushën e transportit, duke e bërë Shqipërinë pjesë të skenës ndërkombëtare të trashëgimisë automobilistike.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”