DPSHTRR - Zyrat e reja në Malësi të Madhe dhe Pukë

Data e lajmit: 17 Aug 2021

DPSHTRR në shtator, inaguron zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Malësi të Madhe dhe Pukë.


Qytetarët përfitojnë duke kursyer rrugë dhe kohë duke eliminuar:


37 km rrugë Malësi e Madhe – Shkodër ose 45 min vajtje-ardhje!

116 km rrugë Pukë – Shkodër ose 2 orë e 40 min vajtje-ardhje!

(Koha në trafik dyfishohet në flukse sezonale, sepse qarkullimi rëndohet)


Sjellim më pranë qytetarëve:

Malësi e Madhe: 50,560 shërbime në vit;

Pukë: 21,500 shërbime në vit;  


8 procedurat që do ofrohen në Malësi të Madhe dhe Pukë:


•Aplikim dhe rinovim i Lejedrejtimit;

•Aplikim dhe rinovim i Dëshmisë dhe Certifikatës Profesionale;

•Dokumenti i Lejedrejtimit dhe i CAP;

•Lejedrejtimi Ndërkombëtar dhe Leje Qarkullimi Ndërkombëtare;

•Certifikata e Pronësisë së Mjetit;

•Lejedrejtimi të Përkohshëm dhe Leje Qarkullimi të Përkohshme;

•Pagesa e Taksës Vjetore të Mjetit;

•Transferim i dosjeve të drejtuesit të mjetit dhe i dosjeve të mjetit.


#MëLehtëMëShpejtMëLirë

#DPSHTRR #MIE #MalësiEMadhe #Pukë #MëPranëJush #VëmendjaTeQytetarët