Drejt Përfundimit Instalimi i Rrjetit dhe Pajisjeve të Reja të Sistemit të e-Monitorimit në Çdo QKT

Data e lajmit: 18 Dec 2022

Kohë edhe më të vështira për ata që nuk zbatojnë rregullat në Qendrat e Kontrollit Teknik, në çdo rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Drejt përfundimit instalimi i rrjetit dhe pajisjeve të reja të sistemit të e-Monitorimit, brenda dhe jashtë çdo Qendre të Kontrollit Teknik. 

Kompletim i kontrollit digjital e ndërveprues, në kohë reale, me aftësi leximi automatike targash, me programim kërkimi e me raportim të kontrolleve për mjetet e listës së riskut, në kushte sigurie të lartë! Një sallë qendrore roje/mbikqyrjeje do të administrojë të dhënat nga kamerat e teknologjisë më të fundit.

Investimi nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese për ndalimin e abuzimeve dhe garantimin e transparencës e llogaridhënies nga çdo sektor e proces i shërbimeve të transportit rrugor, anembanë vendit.