Drejt Përfundimit Procesi i çdo DRSHTRR me Kompjutera,Skanera dhe Programime të Specializuar

You are here

Është në prag përfundimi kompletimi i të gjitha drejtorive rajonale me kompjutera dhe skanera të specializuar, si dhe instalimi i programit kompjuterik CIA nga grupi IT i kompanisë private CETIS nga Sllovenia, në sajë të kontratës së lidhur me këtë kompani për aplikimin, prodhimin dhe personalizimin e kartave të memories të tahografit.

Falë këtij investimi, tani aplikimi dhe miratimi i aplikimeve kryhet në çdo drejtori rajonale dhe po ashtu dërgimi i tyre në kohe reale tek kompania prodhuese. 

Prej 1 Qershorit, falë rikonceptimit të shërbimit, kjo drejtori nisur lëshimin e kartave të tahografit me 60% ulje tarife, duke e ofruar 40 Euro nga 100 Euro që kushtonte.

So, t Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, si pak shtete, e ofron këtë shërbim me tarifën më të ulët në rajon e në kontinent, duke e financuar koston e diferencës nga fondet e entit.

Karta e tahografit mund të merret sot për 10 ditë nga 30 ditë që vononte përpara duke e shpejtuar procesin me 67% kursim kohe.

Me shumë kënaqësi kjo drejtori vëren se ulja drastike e tarifës ka rritur me 273% numrin e aplikimeve për karta tahografi të lëshuara, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga