Drejtoni Mjetin me Kujdes/ Fushata e FIA për Sigurinë Rrugore

You are here

Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA), së bashku me Klubet Anëtare të FIA Region I, lançuan fushatën për sigurinë rrugore, "Drejtoni mjetin me kujdes", e cila u bën thirrje përdoruesve në rrugë të respektojnë njëri-tjetrin, duke pasur parasysh të gjitha rregullat e trafikut, si: kufijtë e shpejtësisë, semaforët dhe përparësia e kalimit.

"Të gjithë jemi pjesë e trafikut, edhe pse me role të ndryshme. Fushata e këtij viti bën thirrje për respekt dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve, duke e vendosur veten në vendin e një personi tjetër kur është në trafik.” - tha Laurianne Krid, Drejtoresha e Përgjithshme e Rajonit I të FIA-s.

Për më shumë vizitoni: https://www.fiaregion1.com/fia-region-i-unveils-drive.../...