Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pjesëmarrëse e eventit “Safety Gala Albania” organizuar nga ERMC.

You are here

Kënaqësi të ishim pjesë e eventit “Safety Gala Albania” organizuar nga ERMC me suportin e Ambasadës Greke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim “Krijimin e një vizioni të përbashkët – Siguria në një botë komplekse që ndryshon me ritme të shpejta”.

ERMC, e njohur në fushat e menaxhimit të mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë, mblodhi bashkë folës të industrive të ndryshme, duke patur mundësinë të shprehnin sfidat dhe arritjet në fushat e tyre të ekspertizës lidhur me ofrimin e Sigurisë.

DPSHTRR u prezantua në sesionin e 2 të eventit me një nga projektet e saj më të rëndësishme, atë të “Edukimit mbi Trafikun për Sigurinë Rrugore”, ku folëm mbi gjithë aktivitetin e DPSHTRR, masat e ndërmarra ndër vite për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe promovimin e sigurisë rrugore, marrëveshjet e nënshkruara me institucione të tjera të rëndësishme, eventet edukative dhe nismat e risitë në këtë fushë.

Me shumë interes ishte edhe prezantimi nga Alex Wurz - Test & Training International, mbi eksperiencën austriake, tashmë model global i praktikave më të mira, për kualifikimin dhe trajnimin e drejtuesve të mjeteve, përmes programeve e qendrave të posaçme, shembull tek i cili DPSHTRR është bazuar në projektin tonë strategjik të Auto Moto Patk Albania por edhe të Poligoneve e Qendrave të Formimit që po punojmë të çelim së shpejti. Z. Wurz ndau me audiencën të dhëna nga zbatimi i reformës së Edukimit mbi guidën dhe transportin profesional në qendrat e administruara nga TTI.

Si një ent inovator dhe dinamik, gjithnjë të motivuar e të përkushtuar për të sjellë një frymë ndryshimi në shërbimet e transportit rrugor dhe drejt përqasjes për drejtimin e sigurt të mjetit dhe edukimit rrugor, jemi krenarë për gjithë sa kemi bërë gjithë këto vite në këtë fushë kaq të rëndësishme, gjithnjë duke punuar me përkushtim për të bërë akoma më shumë për lëvizshmëri e rrugë më të sigurta!