Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor prezanton më datë 1 Shkurt 2023 platformën e “Monitorimit Interaktiv Digjital”

You are here

Më datë 1 Shkurt 2023, në orën 15:00 pranë Hotel Rogner do të mbahet Demo-Prezantimi mbi plarforëm “Monitorimi Interaktiv Digjital” një bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe AKSHI-n në prezencën e përfaqësuesëve të Motorola Solutions.

"Monitorimi Interaktiv Digjital" është teknologjia më e re Amerikane, pilotuar nga DPSHTRR & AKSHI, për të evidentuar me transparencë dhe verifikuar në kohë reale:

  • Mjete me parregullësi informacioni;
  • Mjete të cilat kanë detyrime të pashlyera  të taskave vjetore të detyrueshme;
  • Mjete të cilat kanë detyrime të pashlyera të sigurimit të detyrueshëm;
  • Mjete të cilat nuk kanë kryer kontrollin teknik;

Të gjitha parregullësitë do të dokumentohen dhe raportohen në organet e kontrollit rrugor dhe në adresën e qytetarit/subjektit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vazhdon me angazhimin  e saj drejt “Smart Cities”!