Dyshemetë Teknologjike edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR Sarandë

Data e lajmit: 04 Jul 2022

Po punohet me shtresat e resinës për dyshemenë teknologjike të Qendrës së Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë, ku po kryhet rikualifikimi i plotë i objektit, oborrit dhe ambienteve të tjera, për kushte bashkëkohore pune e shërbimi për punonjësit dhe qytetarët e kësaj drejtorie. Investimi  po zhvillohet nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor anembanë vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon qytetarët për mirëkuptimin, deri në rihapjen e shërbimit.