Edicioni i Parë/ Perlat e Automotorizimit Shqiptar 2022

You are here

Qytetarë, vizitorë e të apasionuar vijojnë votimin në shëtitoren e Sarandës, për edicionin e parë të konkursit të elegancës të mjeteve historike pjesëmarrëse, “Perlat e Automotorizimit Shqiptar 2022”.

Çdo mjet i emëruar dhe numëruar, do të përfshihet në konkursin për mjetin më të bukur. Konkursi do të finalizohet me çmimin e publikut dhe trofetë unike, pas votimit në Retro Albania, në rrjetet sociale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugorr e Retro, e po ashtu edhe sot në event.

Koleksionistët e mjeteve do të votojnë gjithashtu, për mjetin që konsiderojnë më elegantin midis të tjerësh, duke përjashtuar mjetin personal.